Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Vllaznisë, pas ndeshjes me Prishtinën ka thënë se ekipi i tij është përpjekur shumë, por se kanë hasur në një kundërshtar mjaft të vështirë.
“Kundërshtari ishte më cilësorë, andaj mendoj se fitoi ekipi që ishte më i mirë. Ne u angazhuam, por rezultati është real dhe ka mundur që të jetë edhe më bindës për ekipin mysafir. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, por duhet të pranojmë se lojtarët janë në një situatë shumë të vështirë, fizikisht e psiqikisht të lodhur dhe është shumë e vështirë që t’i kundërvihesh një ekipi në këtë nivel siç është Prishtina”, ka thënë Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Prishtinës.