Komiteti për Politikë dhe Financa /KPF/ kryesuar nga kryetari i Kuvendit Naim Pira, ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Kryesuesi i Kuvendtit Komunal të Vitisë, Naim Pira, fillimisht ka bërë të ditur rreth vendimeve të fundit të marrë nga kuvendi komunal i Vitisë, konkretisht rreth vlerësimit të ligjshmërisë së tyre.
Ai gjithashtu e ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti lidhur me gjendjen e pandemisë në këtë komunë, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur jetën si pasojë e virusit Covid-19.Pas aprovimit të rendit të ditës janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash të gjitha pikat e parapara.
E diskutimi më i gjatë është bërë lidhur me Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2021. Pasqyrat financiare i ka prezantuar Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, i cili bëri me dije se shpenzimi i buxhetit për tre mujorin e parë të këtij viti ka qenë gjithsej 78.14%. Ai tha se edhe çështja e pandemisë ka ndikuar në shpenzimin e të hyrave, konkretisht edhe në procedimin e dokumenteve financiare, pasi që si pasojë e këtij virusi kishte humbur jetën edhe zotuesi i mjeteve, Rexhep Sinani.
Ai gjithashtu ka folur edhe për shpenzimin e buxhetit në secilin drejtori dhe atë sipas kategorive të ndryshme buxhetore. Megjithatë sipas drejtorit Rama, është për tu habitur dhe për të lavdëruar është inkasimi i të hyrave vetanake e cila ka shkuar në 118% ose 65 mijë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjte të vitit të shkuar.
Drejtori Rama falënderoj qytetarët që për kundër vështirësive që kanë pasur si pasojë e situatës pandemike, kanë kryer obligimet e tyre ndaj vendit.
Gjatë këtij takimi kryesisht anëtarët e këtij komiteti nga partitë opozitare kanë paraqitur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me shpenzimin e buxhetit në Viti apo edhe përgjithësisht me paraqitjen e të dhënave në këtë dokument financiar.
E pas shterjes se diskutimeve me shumicë votash janë votuar këto dhe kanë marrë “”vizë” për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin komunal këto pika të rëndit të punës”:
Procesverbali nga mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2020 ne vitin 2021
Propozim vendimi për aprovimin e planit të integritetit për komunën e Vitisë 2021-2023.
Propozim vendimi për formimin komisioni për themelimin e vend gjuetisë ne territorin e Komunës së Vitisë.
Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik (parkingjet publike).
E në këtë takim janë paraqitur edhe dy informata, si Informata për Manifestimin e Tradicional Kulturor-Sportiv Flakadani i Karadakut-2021 dhe Informata mbi përgatitjen e të mbjellave pranverore. Aziz Zuka