Në Ditën Botërore të Fëmijëve, në ambientet mahnitëse të Vali Ranch Resort, u mbajt me sukses edicioni i radhës i Festivalit Mbarëkombëtar për Fëmijë “Mollëkuqet”, organizuar nga Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet”, nën udhëheqjen e drejtoreshës ekzekutive Arta Haziri-Nuhiu.
Haziri-Nuhiu tha se ky festival, i cili tashmë është shndërruar në një urë bashkimi për talentet e reja nga të gjitha trevat shqiptare, mblodhi në një skenë 34 fëmijë të talentuar, të cilët sollën emocion, art dhe dashuri për muzikën. Me interpretimet e tyre, ata dëshmuan se e ardhmja e artit shqiptar po rritet me talent, përkushtim dhe pasion.
Tutje ajo tha:
“Në këtë moment, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë “Mollëkuqet 2026”.
Një falënderim i veçantë shkon për sponsorin gjeneral Vali Ranch Resort, për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Falënderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen institucionale dhe besimin e dhënë këtij festivali, si dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e aktiviteteve kulturore për fëmijë.
Mirënjohje të veçantë për sponsorët dhe partnerët tanë: Gorenje, KD Events, Stublla Sound, Roze Wedding Planner, Fatlum Kosumi Photography, dhe Produksioni One, të cilët kanë kontribuar në organizimin dhe realizimin profesional të këtij edicioni.
Falënderojmë gjithashtu Studio Mollëkuqet, RGB Entertainment, Afro Com, Kimi Caffé & Cake House, Liri nga Prizreni dhe Gift Shop Maya, për dhuratat dhe përkrahjen e tyre për më të vegjlit tanë.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për sponsorët medialë dhe portalet tona: RTK, RTV21, TVË1, T7, Hapsirë TV, TV Gjilani, Radio Star, GEG FM, Radio Energji, 2LOnline, Kryefjala, Lumi Pres dhe ZERO6, për promovimin dhe mbështetjen mediale të festivalit.
Faleminderit të gjithëve që besoni në talentin e fëmijëve dhe në fuqinë e muzikës. Kontributi juaj është pjesë e suksesit të këtij festivali dhe një motivim i madh për të vazhduar misionin tonë në mbështetje të brezave të rinj”, ka thënë në fund drejtoresha Arta Haziri-Nuhiu.





