Muzikë

ANGROS FESTIVAL, edicioni 1-rë, GJILAN

 

3*4*5 GUSHT 2018

ART | MUZIKË | USHQIM TRADICIONAL | PUNËTORI

Balkan Union në bashkëpunim me Komuna e Gjilanit prezantojnë festivalin veror “ANGROS” i cili mbahet me 3, 4 dhe 5 gusht 2018. ANGROS ishte emri i lumit Morava në antikitet. Ky festival është një iniciative e nxitur nga nevoja për aktivitete rekreative dhe edukative gjatë muajve të verës kur qyteti i Gjilanit popullohet nga bashkëatdhetarë, studentë dhe mysafir të ndryshëm.

Këtë vit mbahet edicioni i parë që ka siguruar një program mjaft të pasur me grupe muzikore dhe DJ, kuzhinë tradicionale dhe aktivitete e lojëra tjera interesante për vizitorët.

Si një ndër ngjarjet më të mëdha në qytet, festivali është kujdesur për të gjitha detajet në mënyrë që vizitorët të kenë rehati dhe siguri – ndërsa shijojnë aktivitetet dhe produktet më të mira të vendit. Në aspëktin kulturor festivali ANGROS është kujdesur që të pasqyroj autenticitetin dhe atributet unike të qytetit – përfshi edhe artistë të ndryshëm të vendit me performansa dhe vepra të tyre. Kjo mënyrë e ekspozimit të vlerave të qytetit përballë bashkëatdhetarëve dhe në bashkëpunim me rininë tonë siguron që vlerat tona të promovohen edhe tek diaspora dhe kështu të kontrbuojmë në bashkëpunim artistik e kulturor edhe me potencialin tonë në Evropë.

AGJENDA:

Dita e Hapjes (Dita I) 03.08.2018

Ekspozita, Zumba dance, JUTBINA [KS], Albulena and Band [KS], Mentor Haziri and Band nga Kosova, Teelco nga Shqiperia, Tino Deep nga Kosova, Kiki La Rochelle nga Shqiperia

Dita II – 04.08.2018

Ushqime Tradicionale, Organizimi I punetorive ne fushen e Artit dhe riciklimit,Puntori me Fotografi, Stand Up comedy Avni Shkodra, Tanju Şerif, DAGG X BASE nga Kosova, LILAC nga Kosova

LEKE dhe TOTON nga Kosova

Dita III 05.08.2018

Yoga, Ushqimi tradicionale, Vazhdimi i punës së puntorive, Poezi,përmbyllja e festivalit.

You Might Also Like