Futboll

Erion Avdija, portieri me prejardhje nga Gjilani që fuqishëm po vjen në  futbollin evropian

Tashti është nëntëmbëdhjetëvjeçar dhe fuqishëm po marshon drejt majave të futbollit. Erion Avdija, futbollist me prejardhje nga Gjilani që luan në Gjermani, ndonëse luan në Gjermani ai në zemër e ka Kosovën, vendin e  të parëve të tij dhe qysh i ri ai kishte veshur fanellën e përfaqësueses kosovare.

I lindur më 13 mars 2005 në Rosenheim, ai karrierën e ka filluar pikërisht në klubin e qytetit, për të kaluar më pas në 1860 München dhe ka qenë pjesë e Federatës së Futbollit Gjerman, mirëpo Erioni gjithnjë kishte patur dëshirë që të luajë për Kosovën dhe sapo iu dha mundësia, ai pa u hamendur fare vendosi që të luaj për Kosovën U17 dhe ishte kjo hera e parë që iu bashkua FFK-së.

Dhe kështu, në tetor të vitit 2021 ai është paraqitur për përfaqësuesen U17 kundër Austrisë, ndeshje të cilën kombëtarja e jonë e fitoi me rezultat 1:0, ndeshje kjo që është luajtur në Austri, në Vjenë.

Tashti kur luajti edhe për Kosovën U19, ai ia doli që të pret penaltinë dhe me paraqitjen e tij të shkëlqyeshme bëri që ekipi i ynë të shënojë fitore e pas kësaj ndeshje Avdija deklaroi se për të ishte një ndjenjë e veçantë ngase për herë të parë veshi fanellën e Kosovës U19 dhe beson se ekipi i ynë do t’ia arrijë që të kualifiokohet për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Irlandën e Veriut.

Tashti, ky portier i talentuar, ka dëshirë që shumë shpejtë të bëhet pjesë e përfaqësueses A në futboll dhe që të bëhet pjesë e ndonjë klubi më të madh në Bundesligë apo gjetiu, ngase me paraqitjet e tija ai e ka dëshmuar këtë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like