Futboll

Kika fiton, Vllaznia mposhtet në fushë të vet

Dy ekipet që përfaqësojnë Anamoravën në Ligën e Parë të Kosovës në futboll kanë patur paraqitje të ndryshme. Përderisa Kika që ka luajtur në Hogosht ka shënuar fitore, Vllaznia e Pozharanit është mposhtur në fushë të vet.

Hogoshtasit janë përballur me Vjosën nga Shtimja dhe ia kanë dalë që të fitojnë me rezultat 2:1, gjë e cila u mundëson atyre që të qëndrojnë në pjesën e epërme të tabelës.

Në anën tjetër, Vllaznia e Pozharanit është mposhtur nga Fushë Kosova me rezultat 1:3 me çka vetit edhe më shumë ia prish punët në tabelën e klasifikimit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like