Te ndryshme

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Ferati

I shokuar me ikjen e hershme nga jeta të vëllaut të mikut tim, z.Ilir Feratit dhe djalin e ish-mikut tim të ndjerë, Fadil Feratit.

Në këto momente të rënda për familjen dhe të gjithë ne, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Ferati dhe të gjithë ata që e njohën Triumfin.

Ngushëllime të përzemërta miku im Ilir, ngushëllime familjes Ferati, miqve dhe dashamirëve të të ndjerit. Uroj të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen!

Shpirti i tij pushoftë në paqe!

Lutfi Haziri

You Might Also Like