Gjilan

Rasti i raportuar si vjedhje e automjetit, hetimet zbulojnë elemente të vetëgjyqësisë

Gjilan, 17 qershor 2026

Me datën 17.06.2026 në Stacionin Policor në Gjilan është raportuar një rast i dyshuar i vjedhjes së një automjeti.

Pas pranimit të informacionit, hetues policor nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan kanë ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimit të personave të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të deritanishme, grumbullimit dhe analizimit të provave materiale, hetuesit kanë siguruar prova të arsyeshme që tregojnë se rasti nuk paraqet elemente të veprës penale “Vjedhje e rendë”, por ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “Vetëgjyqësi”.

Automjeti në fjalë është lokalizuar dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale të nevojshme, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit për sqarimin e plotë të gjitha rrethanave të rastit.

You Might Also Like