Futboll

FC Drita ka dërmuar Tre Fiorin e San Marinos, duke i shënuar katër gola në pjesëlojën e dytë

Me një posedim të lartë të topit e shumë gjuajtje në portë, por pa ia dalë të shënojë, Drita e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 0:0. Në pjesëlojën e dytë gjithçka ishte më ndryshe.

Vendasit e kanë shokuar Dritën kur kanë shënuar në minutën e 56 nëpërmjet Prandellit, por kampioni i Kosovës nuk është ndalë dhe që në minutën 61 ka barazuar nëpërmjet Ouvokës nga afërsia, i cili nën këmbët e portierit e futi topin në rrjetë për të barazuar 1:1.

Një minutë më pas Drita kaloi në epërsi kur pas një shpërthimi nga e majta Kristal Abazaj harkoi ne brendi, ku më së miri u gjet Blerim Krasniqi, i cili shënoi me kokë në këndin e majtë të portierit.

Në minutën 82, kapiteni Besnik Krasniqi me veprim vetjak pas shpërthimit nga e djathta me një gjuajtje të saktë ka qëlluar këndin e epërm të majtë të portës vendase, kurse në kohën shtesë, i njëjti lojtar ia ka dalë që të shënojë nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar Tre Flori – Drita 1:4.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like