Gjilan

Gjithnjë më pranë qytetarit

Sot pata kënaqësinë të pres në takim z. Petrit Sopjani dhe z. Liridon Llozani, këshilltarë të Ministrit të Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare.

Gjatë takimit zhvilluam një diskutim të hapur dhe konstruktiv lidhur me nevojat, sfidat dhe prioritetet e Qendrës për Punë Sociale, si dhe mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe nivelit qendror.

Në fokus të diskutimit ishin forcimi i kapaciteteve të Qendrës për Punë Sociale, përmirësimi i kushteve dhe cilësisë së shërbimeve, mbështetja e profesionistëve që punojnë drejtpërdrejt me qytetarët, si dhe krijimi i mekanizmave më efikasë për trajtimin e rasteve dhe mbështetjen e familjeve dhe individëve në nevojë.

Po ashtu, u diskutua edhe për pozitën e punëtorit social, sfidat me të cilat përballen në terren, si ngarkesa e lartë e rasteve, mungesa e resurseve dhe nevoja për mbështetje më të madhe institucionale, si dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të punës, avancimin profesional dhe krijimin e pozicioneve më të favorshme dhe të qëndrueshme të punës pë ta.
U dakorduam që bashkëpunimi institucional të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që nevojat e identifikuara të adresohen përmes angazhimit të përbashkët dhe koordinimit sa më të mirë ndërmjet nivelit lokal dhe qendror.

Si Drejtori e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mbetemi të përkushtuar që së bashku me institucionet qendrore të punojmë për një sistem social më funksional, më të fuqishëm dhe më pranë qytetarit.

You Might Also Like