Sport Club Gjilani njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me përgatitësin atletik, Orhan Abdi.
Me kërkesën e vetë z. Abdi, palët kanë arritur dakordim për mbylljen e bashkëpunimit pas përfundimit të një edicioni të kaluar së bashku.
Klubi e falënderon Orhan Abdin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë angazhimit të tij në kuadër të stafit teknik, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.
Sport Club Gjilani mbetet mirënjohës për punën e bërë dhe i dëshiron Orhanit shëndet, suksese dhe arritje të reja në sfidat e ardhshme.





