Futboll

Hap fals i Vllaznisë

Vllaznia e Pozharanit ka bërë një hap fals pak para përfundimit të kampionatit, duke barazuar me rezultat 2:2 ndaj Ballkanit të Suharekës dhe këto dy pikë të humbura e largojnë atë nga gara për inkuadrim të drejtpërdrejtë në elitën e futbollit kosovar, derisa gara për ndeshjet e barazhit mbetet e hapur.

Vllaznia ka shpërdorur dhjeta raste të mira, kurse nga të gjitha ato ka shënuar dy herë nëpërmjet Leonard Kallabës dhe Lirian Feratit, por edhe ka pësuar dy gola, andaj  nuk ka mundur të arrijë më shumë se një pikë të fituar.

Vllaznia mbetet e treta me 47 pikë të tubuara dhe ka dy pikë më shumë se Dukagjini që është i katërti dhe pesë pikë me shumë se 2 Korriku që është e pesta.

You Might Also Like