Komunikacion

Tejkalim në vijë të plotë

Gjilan, 16 shtator 2023

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në dy raste në ndara ka hasur në dy kundërvajtës në trafik të cilët kanë bërë tejkalime në vijë të plotë me të cilat veprime kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Ndaj që të dy ngasësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

You Might Also Like