Futboll

Vavalis: Ndaj Dukagjinit luajmë veç për fitore

Në prag të ndeshjes ndaj FC Dukagjinit, FC Drita ka mbajtur një konferencë me gazetarë, në të cilën janë paraqitur kryetrajneri Akis Vavalis dhe qendërmbrojtësi Hajdin Salihu.

Akis Vavalis, ka thënë se gjatë kësaj periudhe kohore janë përgatitur shumë mirë dhe se të gjithë lojtarët janë në formë të mirë dhe të shëndetshëm. Siç ka thënë ai, është i kënaqur me formën e ekipit dhe deri më tashti kanë zhvilluar ndeshje të mira, fitore ndaj Llapit dhe një barazim me Lirinë në një ndeshje ku ndikuan disa detaje të vogla që ndeshja nuk u fitua.

Ne është dashur të luajmë derbin me Ballkanin, por respektuam vendimin e federatës dhe në ndeshjen me Dukagjinin do të hyjmë qindpërqind për fitore, ka thënë Vavalis, që ka shtuar se pas kësaj ndeshje sërish do të ketë një pushim tjetër.

“Prej ndesh gjithnjë kërkohet fitore dhe gjithnjë do të luajmë për fitore”, ka thënë kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis.

Futbollisit Hajdin Salihu tha gjithashtu që kemi perballë një kundershtar të vështirë, gjithsesi ekipi i ynë gjatë gjithë javës është përgatitur dhe ka analizuar disa ndeshje të Dukagjinit, dhe se nesër normalisht që do të futemi për fitore./kryelajmi.com/.

You Might Also Like