Gjilan

Haziri: Muharrem Ibrahimi, kryengritësi që na mësoi si ta luftojmë padrejtësinë shekullore

Me rastin e 18-vjetorit të rënies së dëshmorit, major Muharrem Ibrahimi, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lartë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për të mirën e përgjithshme.

Haziri ka thënë majori Muharrem Ibrahimi ishte kryengritësi, i cili, na mësoi se si ta luftojmë padrejtësinë shekullore, deri në flijim.

“Duke qenë me profesion prej ushtaraku, dëshmori Muharrem Ibrahimi asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk u frikua t’i dalë përballë armikut, në vijën e parë të frontit. Ai, sikur edhe mijëra dëshmorë, na mësoi se si ta luftojmë padrejtësinë shekullore, deri në flijim. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, është shprehur Haziri.​

You Might Also Like