Raporti i KDI-së që e rangon Gjilanin në vendin e 17-të dëshmon se qeverisja e VV-së është totalisht jotransparente
Raporti i fundit i Institutit Demokratik të Kosovës ku Komunën Gjilanin e rangon në vendin e 17 është dëshmia më e mirë se qeverisja e VV-së është jotransparente.
A ka vend për t’u krenuar me vendin e 17, kur një komunë tjetër fqinje rangohet në vendin e tretë?!
Sa për dijeni është pikërisht organizata KDI që Gjilanin nën qeverisjen e LDK-së e ka vlerësuar disa herë radhazi kampion në Kosovë për transparencë.
Është tejet shqetësues fakti që KDI e poenton Gjilanin me zero te indikatori për vendimet e kryetarit. Pse nuk publikohen vendimet e kryetarit dhe çka fshihet prapa këtyre vendimeve?!
Për më keq kjo organizatë kredibile e vlerëson me zero edhe që nuk ka plan të punës. Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, në vazhdimësi ka ngritur shqetësimet për mostransparencën e qeverisë së udhëhequr nga VV, për nepotizëm dhe për qeverisje pa plan.
Edhe më keq se kaq VV i ka stopuar projektet zhvillimore të Gjilanit.
Janë dhënë 109 premtime mirëpo për nëntë muaj qeverisje janë zero të iniciuara. Kjo është e pafalshme dhe qytetarët e Gjilanit po e shohin për çdo ditë katandisjen e pushtetarëve, keq qeverisjen, nepotizmin e depresionin politik dhe ekonomik që e kanë sjell në Gjilan.