Futboll

Ja kur do të tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në Futboll

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur sot se shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës do të hidhet këtë të premte, më 15 mars. Shorti tërhiqet në zyret e FFK-së me fillim prej orës 13:00.

Gjysmëfinalen e kanë siguruar Ballkani, Drita, Prishtina dhe Suhareka. Çiftet e tërhequra do të luajnë nga dy ndeshje, sistemi vajtje-ardhje, për të kërkuar finalistin e Kupës.

“Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të premten (më 15 mars), në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka. Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje,” – ka shkruar FFK-ja në njoftim.

You Might Also Like