Sportet me dorë

Ja kur do të zhvillohet finalja e tretë e paly-offit në volejboll Drita – Skenderaj

 

 

Ndeshja e tretë finale e play-offit në mes të Dritës së Gjilanit dhe Skenderajt do të zhvillohet këtë të mërkurë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Termini është caktuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës.

Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare, ngase deri më tashti Skenderaj udhëheq me rezultat 2:0 dhe i mjafton vetëm një fitore që të ngre trofeun e titullit kampion. Në dy ndeshjet e para, një në Gjilan e tjetra në Skenderaj, ekipi nga Drenica ka korrur fitore. Drita me një fitore do të mbante shpresat që të ëndërroj edhe më tej për titull.

Kjo ndeshje do të nis në ora 20./kryelajmi.com/.

You Might Also Like