Viti

Ka dhënë dorëheqje Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit në Viti

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Viti, Ftbardha Emini, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i kësaj drejtorie.
Emini, sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale është shprehur e zhgënjyer me mos mbështetjen e arsimit si nga niveli qendror, po ashtu edhe nga ai lokal .Për dorëheqjen e saj ajo ka shkruar :
Të dashur qytetarë!
Më lejoni të ju njoftoj për dorëheqjen time si Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Vitisë.
Gjatë vitit 2022 së bashku me stafin e DKA-së e Drejtoret e shkollave, u angazhuam maksimalisht që të ofrojmë kushte më të mira, e mbështetje për nxënësit dhe mësimdhënësit, për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës, për rend dhe siguri.

Për kundër kesaj, ishte nje vit me shumë kërkesa e me përplotë sfida, pothuajse si çdo Komunë në Kosovë. Për fat të keq ende nuk është arsimi prioritet i këtij vendi.
Vitin 2023 e planifikuam më mirë, që konsiderojmë do të jetë pak më i frytshem si në ndërtimin dhe rregullimin e infrastuktures shkollore ashtu edhe me mjete pune e furnizime didaktike, aktivitete të tjera për të cilat kemi ndarë buxhetin e nevojshem dhe kemi lënë një planifikim më të mirë por, jo i mjaftushëm.

Megjithë këtë, prap këto, nuk janë që i zgjidhin problemet dhe kërkesat që i kanë shkollat dhe nxënësit, do të duhet një përkushtim më i madh i politikës qendrore dhe lokale karshi nevojave, kërkesave dhe problemeve në arsim.

Një nga sfidat që po e perciell arsimin në Komunën e Vitisë, e që është i pa arsyeshëm karshi dëmit që po shkakton tek nxënësit ku edhe në vitin 2023, mësimi do të mbahet me 4 ndërrime në Shfmu ” Halil Alidema” në Pozharan.

Përkunder shumë kërkesave në drejtim të Ministrisë ende zvarritjet po vazhdojnë.E ndjej, të pakten obligim moral, që të mos vazhdoj në një ambient të tillë ku arsimi nuk trajtohet me prioritet.

Por sukseset në sektorin e arsimit e në veçanti puna e mësimdhënësve dhe rezultati i nxënësve do të jenë ato që do të vazhdoj t’i përcjell me kënaqesi.Me shumë respket,
Fatbardha!/Aziz Zuka

You Might Also Like