Sportet me dorë

KV Drita (meshkujt) shënojnë fitore dhe mbajnë të hapur garën për finale

Sonte në palestrën e qytetit në Kamenicë treguam karakter, forcë dhe shpirt gare duke shënuar një fitore shumë të rëndësishme në gjysmëfinalen e dytë kundër KV Ferizaj me rezultat 3-1 në sete.
Me këtë triumf barazuam serinë në 1-1 me ndeshje, duke e mbajtur plotësisht të hapur garën për finalen e madhe.
Ekipi ynë dha gjithçka në parket, ndërsa përkrahja e jashtëzakonshme nga tribunat ishte një shtysë e madhe drejt kësaj fitoreje të merituar.
Tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen e tretë vendimtare, e cila do të zhvillohet në Ferizaj.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, vazhdojmë të bashkuar drejt qëllimit tonë!

You Might Also Like