Sportet me dorë

Venerë Kadriu rikthehet te KV Drita

Bashkohet me KV DRITA një nga yjet e Akedemisë sonë Venerë KADRIU.
Venera Kadriu e cila nënshkroi për Dritën në qërshor 2022, bashkangjitet me ekipin tani kur ekipin e presin gara shumë të rëndësishme.
Venera bashkohet dhe do të jetë bashkë me ekipin deri në përfundim te Kampionatit 2022/2023, pikërisht deri më 15 maj 2023.
Venera të cilën e gjithë familja Drita e njeh me nofkën “Duqi” , tani e disa vite gjendet në USA pikërisht në Universitetin “Northwood” ku po studion me shumë suksese. Duqi ka vazhduar të luajë volejboll për të njejtin Universitet , duke qenë njëra nga shtyllat kryesore të këtij ekipi dhe duke e përfaqësuar denjësisht në garat e Kolegjeve në Amerike.
Venera vitin që lam pas kishte një lëndim të rëndë të cilin e kaloj me shumë sukses dhe tani 3 muajtë e fundit ishte titullare pothuajse në çdo ndeshje.
Venera do të vazhdojë të jetë pranë ekipit të zemrës siç e quan “Dritën”, me dëshirën më të madhe që ta ndihmoj ekipin në garat e Kupës së Pavarësisë 2022, Kupën e FVK-së, në Ligën “Gjergj Kastrioti” e tutje deri në fund duke qenë ndihmë e madhe për sezonin e 2-të ku janë edhe Kupa e Kosovës dhe gjithë Kampionati së bashku me Play-Off-in.
Venera që tani sapo ka mbushur 22 vjet, por njihet mirë në opinionin e volejbollit kosovar dhe më gjerë, duke qenë anëtare e rregullt e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha garat ku Kosova mori pjesë.
Si ishte pjesë e Dritës, Venera arriti 3 tituj kampion si dhe shumë tituj të kupës me KV Drita, edhe atë duke qenë titullare në pozita të ndryshme.
Ne vitin 2016 kur Drita filloi epokën e kampionit pas shume viteve Duqi ishte në pozitën qendër, në vitin 2017 kur KV DRITA mbronte titullin Venerën e gjeti në pozitën e korrektores dhe viti 2018 kur Drita vazhdoi të fitonte titujt rradhazi , Duqi luante si pranuese shërbim duke shkëlqyer së bashku me grupin e vajzave kampione, ku atë kohë që të gjitha lojtaret titullare ishin nga qyteti jonë dhe Dritase të vërteta.
Sot Venera është përsëri pjesë e familjes tonë.
Mirë se vini në familje “Duqi”

You Might Also Like