Boksieri Leotrim Rexhepi nga Gjilani po përgatitet për meçin e tij të ardhshëm në boksin profesionist me një strategji të re të stërvitjes nën udhëzimet e trajnerit të tij, Musli Zymberi.
Rexhepi, i cili ka një rekord të respektueshëm në karrierën e tij me 5 ndeshje të zhvilluara, ku ka fituar 3, barazuar 1 dhe humbur 1, është duke fokusuar në përmirësimin e aftësive fizike dhe teknike përballë kundërshtarit të tij të ardhshëm.
Trajneri Zymberi është një figurë e njohur në boksin kosovar dhe i ka dhënë Rexhepit një plan stërvitjesh intenzive për tu përgatitur sa më mire për sfidën e ardhshme.
“Tani e disa ditë me trajnerin tim, Musli Zymberi, po ushtrojmë në mënyrë intenzive si në përgaditjet fizike poashtu edhe teknike. Jam i kënaqur me fillimin e këtyre përgaditjeve, pasi shumë shpejt do të kem kundërshtarin për mecin e 6-të në boksin profesionist,” u shpreh Rexhepi.
Nga ana tjetër, trajneri Zymberi ka shprehur besimin e tij te aftësia dhe puna e vazhdueshme e Rexhepit në sallën e stërvitjes.
“Leo është një puntorë i madh i boksit, i cili i zbaton urdhërat në pikëmëri. Shpresoj se ky cikël i stervitjeve, do të jetë mjaftë efektivë për ndeshjën e rradhës, e cila pritet të ndodhë shumë shpejt,” tha trajneri Zymberi.
Ky angazhim i përbashkët dhe përkushtimi në përmirësimin e aftësive të boksierit Rexhepi dhe ndihma e trajnerit Zymberi tregon një përgatitje të mirë për duelin e ardhshëm në rrugën drejt suksesit në arenën e boksit profesionist.