Futboll

LFRGJ ngushëllon familjen Ajeti

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐈𝐬𝐮𝐟 𝐀𝐣𝐞𝐭𝐢𝐭

E nderuara familje Ajeti,

Lajmi për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar, Isuf Ajeti, e morëm me shumë pikëllim dhe mërzi.

Isufi ishte njëri nga bashkëpunëtorët më profesional e të devotshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, duke dhënë kontribut të madh në përpilimin e rregulloreve të garave dhe disiplinore.

Puna, profesionalizmi, përkushtimi, humaniteti dhe virtytet e tij do të jenë shembull për secilin që është pjesë e komunitetit sportiv në vend.

Në këto çaste të vështira për juve si familje, të gjithë ne jemi pranë jush që dhembjen dhe humbjen e Isufit ta përballoni më lehtë.

Me respekt,
Armend Misini, kryetar i LRF Gjilan

You Might Also Like