Futboll

Roland Ajeti certifikohet nga UEFA, me certifikim menagjment për futboll

Roland Ajeti në seminarin e mbajtur nëntë mujor me tre semestra nga UEFA në bashkpunim me FFK-së, është qertifikuar për menagjment të futbollit, ku përfshihen shumë diciplina të futbollit, ndërsa ky seminar i jashtëzakonshëm është mbajtur në Prishtinë nën mbikqyrjen e ekspertve të UEFA-s në atë grupor e individual.

Certifikimi si menagjment përfshin shumë dimensione të futbollit siq janë organizimi i futbollit botëror, strategjia e futbollit dhe zhvillimi i saj e shumë degë tjera të cilat janë përcjellë në tri seminare për nëntë muaj Kjo praktikë e UEFA-s tani e një kohë të gjatë është mbajtur në shumë shtete evropiane, ndërsa për herë të parë në shtetin e Kosovës nën ombrellën e FFK-së

Gjatë këtyre nëntë muajve ligjeruesit ndërkombëtar të UEFA-S me kandidatët kanë mbajtur ligjerata individuale e grupore, ndërsa Gjilanasi Roland Ajeti i cili ka ardhur nga SC Gjilani, ka treguar cilësi të larta duke u ndarë i kënaqur me atë se qka ka mësuar përgjatë nëntë muajve “Ishte nderë i veqantë të jesh kandidat i ekspertve të UEFA-s gjatë ligjerimit të tyre, kemi mësuar shumë për lojën e futbollit e sidomos kemi avansuar në drejtim të futbollit modern, ky qertifikim do të thotë shumë pasi që jemi nën umbrellën e UEFA-s, po ashtu është shumë e rëndësishme për futbollin e Kosovës të dalin kuadra të cilat i qertifikon UEFA për të qenë të barabart me shumë vende evropiane për ta menagjuar lojën e futbollit” ka bërë të ditur gjilanasi

Roland Ajeti Roland Ajeti njëherit ka falenderuar SC Gjilanin e FFK-n për mundësin e dhënë, që të jetë pjesë e këtij organizimi nga UEFA “I falenderohem klubit SC Gjilanit që me emrin e saj isha në këtë organizim të UEFA-s, poashtu një falenderim i veqant është për kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi që ka organizuar këtë projekt madhështor së bashku me UEFA-n i cili ka kushtuar shumë, por premtoj se nuk do të ndalem me kaq, do të vazhdojë edhe me përcjellje tjera të cilat do të organizohen dhe të jap kontributin tim për të mirën e futbollit Kosovar në gjdo sfidë të cilën na paraqitet” ka theksuar 27 vjeqari Roland Ajeti Qëllimi i zyrtarve të UEFA-s për këto organizime është që njerzit të cilët e duan futbollin të dëshmojnë dhe të menagjojnë në klubet e tyre, e shtetin e tyre dhe të bashkpunohet me institucionin e UEFA-s për të avansuar në mënyrë profesionale gjdo pjesë të kësaj loje magjike e cila ka pushtur rruzullin tokësor

You Might Also Like