Futboll

LRFGJ: Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Erion Kajtazit

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Erion Kajtazit
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit me pikëllim të madh e mori lajmin se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i KF Trepça ’89, Erion Kajtazi. 17-vjeçari u dallua si talent i madh i futbollit kosovar.
Ai ka ndërruar jetë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve.
LRF Gjilan shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kajtazi, KF Trepçës ’89 dhe tërë komunitetit të futbollit.
I përjetshëm kujtimi për Erionin!
Me pikëllim të thellë,
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilani

You Might Also Like