Ekonomi

Mbahet punëtoria për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal

Është mbajtur punëtoria për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2024- 2031.
Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik, tha se ky është takimi i dytë i diskutimeve.
“Shpresojmë të bëjmë një strategji të mirëfilltë për zhvillimin ekonomik lokal, me qëllim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit”, tha drejtori Shabani.
Nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, ka përshëndetur të pranishmit në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit.
Ajo tha se hartimi i kësaj strategjie do të ndihmoj në zhvillimin ekonomik të komunës.
Më tej Morina Bunjaku, shtoi se kjo strategji po bëhet në harmoni me dokumentin e programit kombëtar për Zhvillimin Ekonomik Lokal 2030.
Bahti Dogani, zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka përgëzuar Komunën e Gjilanit, për hartimin e kësaj strategjie.
“Ēshtë obligim i të gjitha komunave për t’i hartuar strategjitë e zhvillimit ekonomik lokal dhe duhet t’i harmonizuar ato me dekumentin e programit kombëtar për Zhvillimin Ekonomik Lokal 2030”, tha Dogani.
Mê tej ai shtoi se ky dokument duhet me u dêrgu në MAPlL për të marr ligjshmërinë.
Xhevat Sefaj, zyrtar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, tha se e mbështesin hartimin e strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal deri në finalizimin e këtij dokumenti.
Fatmir Zylfijaj, nga Departamenti i Demokratizimit i OSBE-së, tha se kjo strategji duhet të jetë e implementueshme.
Sipas tij, ky dokument duhet të harmonizohet me dokumentet tjera lokale e qendrore.
Më pas u bë prezantimi dhe analiza e të gjitha të dhënave që ka Komuna e Gjilanit, nga zyrtari i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunës së Gjilanit Fadil Osmani.

You Might Also Like