Futboll

Ndajnë rrugët Astrit Thaqi e SC Gjilani

Sport Club Gjilani e falënderon Astrit Thaqin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

Sport Club Gjilani njofton se Astrit Thaqi nuk do të jetë pjesë e skuadrës në të ardhmen, pasi me përfundimin e sezonit 2025/26 ka skaduar kontrata e tij me klubin.

Pas një edicioni të kaluar me fanellën kuq & bardh, palët ndahen me respekt dhe mirënjohje të ndërsjellë, duke i uruar njëra-tjetrës shumë suksese në vazhdim.

Mbrojtësi 33 vjeçar nga Drenasi iu bashkua Gjilanit në verën e vitit 2025 dhe gjatë kësaj periudhe zhvilloi 24 paraqitje zyrtare, ndër të tjerash pati edhe një asistim.

Sport Club Gjilani e falënderon Astrit Thaqin për kontributin e dhënë, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

You Might Also Like