Sport Club Gjilani e falënderon Agron Kolajn për kontributin e dhënë me fanellën kuqebardh gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë.
Huazimi i ‘gardianit’ nga FC Prishtina ka përfunduar, duke mbyllur kështu edhe qëndrimin e tij te Gjilani
Kolaj u bashkua me ekipin në janarin e këtij viti dhe u paraqit në 13 ndeshje kampionale dhe dy në garat e Kupës.
Me këtë rast, Sport Club Gjilani shpreh mirënjohje ndaj Agron Kolajt për angazhimin, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij, si dhe FC Prishtinës për bashkëpunimin.




