Në ndeshjen Inter d’Esclades – Drita nuk pati gola e pasi që edhe ndeshja e parë e luajtur në Prishtinë kishte përfunduar baras 2:2 u desh që të luhen vazhdimet, dy herë nga 15 minuta.
Në pjesëlojën e parë nuk u panë shumë raste, por megjithatë ekipi vendas bëri më shumë trysni drejt portës së Faton Malokut.
Vendasit rastin më të mirë e patën në minutën 67, kur gjuajti Camara, mirëpo Faton Maloku u hodh i tëri dhe dërgoi topin në fundore.
I njëjti lojtar pati rast të mirë edhe në minutën e 80, por gjuajtja e tij për pak përfundoi jashtë pingulës së majtë. Jashtë gjuajti edhe Arelano në minutën 83. Një minutë më pas, Drita ishte me shumë fat, ngase portieri Maloku shpëtoi gol të sigurt pas gjuajtjes së Molinas, derisa në topin e dëbuar Camara nga afërsia gjuajti mbi portë.
Drita rastin e vetëm e pati në minutën e fundit, kur pas një gjuajtje nga këndi, kur Besnik Krasniqi nga afërsia gjuajti jashtë. Në aksionin vijues, Shujaib gjuajti, por topi sërish shkoi jashtë.
Pasi edhe ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar baras 2:2, ndeshja shkoi në vazhdime.





