Futboll

Inicim disiplinor ndaj FC Ballkanit dhe FC Dritës

Komisioni i Garave i Superligës pranë FFK-së ka bërë inicim disiplinor ndaj Ballkanit dhe Dritës me arsyetimin:
“Inicim disiplinor: Ndaj: FC ”Ballkani”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 10 dhe 32 të ndeshjes, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir Tahir Batatina. Në min 77 të ndeshjes një grup i tifozëve vendas të vendosur prapa bankinës së FC ”Llapi” në rrugë, hedhin mjete piroteknike tymuese në dhe rreth bankinës mysafire duke shkaktuar panikë të ekipi mysafir, për çka ndeshja ishte ndërprerë për tre (3) minuta.”
“Inicim disiplinor: Ndaj: FC ”Drita”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 46 të ndeshjes hudhin topa masiv në fushën e lojës, ndërkaq në min 57 hedhin tri (3) shishe PVC dhe në min 65 hedhin dy shishe PVC në fushën e lojës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Drita – Gjilani.”

You Might Also Like