Në kohën shtesë, rasti më i mirë i ndeshjes për Dritën ishte në minutën 96, kur pasi është shërbyer nga thellësia, Igball Jashari u gjet I vetmuar para portierit vendas, por nga një pozitë ballore gjuajti në trupin e portierit dhe kjo mundësi shkoi huq.
Drita rast shumë të madh pati edhe në minutën 111, kur pas shpërthimit të Jasharit dhe harkimit të tij Abazaj nga afërsia gjuajti me të majtën, por sërish portieri priti dhe shpëtoi gol të sigurt.
Pas një goditja të fortë nga largësia, Camara e qëlloi shtyllën e majtë pingule të portës së Faton Malokut.





