Sezoni 2026/2027 i Filharmonisë së Kosovës u hap me premierën në Kosovë të veprës monumentale “Planetet” të Gustav Holstit.
Për herë të parë, kjo kryevepër e repertorit simfonik u interpretua në Kosovë nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe Kori i Grave i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Gregory Charette.
Nga forca dhe ritmi i Marsit te madhështia e Jupiterit dhe atmosfera misterioze e Neptunit, muzika e Holstit mbushi hapësirën me energji, ngjyra dhe emocion.
Një premierë që hapi një sezon të ri me përmasa të mëdha.
Faleminderit të gjithë muzikantëve, këngëtareve të korit, maestros Gregory Charette dhe publikut që e ndau me ne këtë mbrëmje të veçantë.
Por udhëtimi sapo ka filluar.

Koncertet e radhës:
28 shtator 2026 | 17:00
Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kori i Filharmonisë së Kosovës
Dirigjent: Hajrullah Syla
3 tetor 2026 | 19:30
Kisha Katolike “Shën Ndou”, Prishtinë
Kori dhe Ansambli i Filharmonisë së Kosovës
Dirigjente: Marion Wood
Ju mirëpresim!
Foto: Arben Llapashtica
#FilharmoniaeKosovës #Planetet #GustavHolst #GregoryCharette





