Muzikë

Glejvis Lleshaj me këngën “Beso” fitues i vendit të parë në edicionin e katërt të festivalit “Teen Fest Kosova”

Shkruan: Vlerë Krasniqi

Qyteti i Gjilanit këtë të shtune pati mundësinë të njihej me artistët e ri të qytetit tonë, të cilët ishin pjesë në edicionin e katërt të festivalit “Teen Fest Kosova”, festival ky, me karakter garues, ku pas interpretimeve të këngëve nga secili konkurent sipas gjykimit të jurisë u zgjodhen fituesit e tre vendëve të para. Prej njëmbëdhjetë artist gjithësej, secili artist interpretoj këngën e përzgjedhur dhe të shkruar nga vetë ata me stlilin e tyre sa më unik.

Ky festival u realizua nën organizimin e ideatorit dhe autorit Defrim Behluli, me ndihmë dhe përkrahje të dhënë nga kryetari i komunës Alban Hyseni, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport me drejtor Kushtrim Zeqirin, sponsori medial Radio Televizioni i Kosovës (RTK), OJQ-ja Defco Production, kompania “Korabi”, drejtori i teatrit Erson Zymberi dhe drejtori i Shkollës së Muzikës Kushtrim Jakupi.

Së pari fjalën merr drejtori general i festivalit Defrim Behluli i cili mirëpret publikun dhe jep një shpjegim të shkurtër sa i përket festivalit në vazhdim.

Festivalin e filloi Olta Selimi me këngën ”Vajza e Babait”, e më tutje e vazhduan Urata Gashi me këngën “Pamundur”, Agnesë Sejdiu “E shikoj”, Viola Pira “Ajo”, Vjollcë Osmani “Je Gjithëçka”, Dijellza Rexhepi “Ti vlenë”, Altina Halimi, Angelina Nienhuis “Too hard to be loved”, Emda Rexhepi ”Ku humbe?”, Glejvis Lleshaj “Beso” dhe së fundmi Blerona Rexhepi.

Pas interpretimit të këngëve OJQ Defco Production ndau nga një çmim për secilin këngëtar në bazë të vlersimit që kishin bëre Teen Fest Group. Poashtu shpërblimet për tre vendet e para u përgatitën nga OJQ-ja Defco Production, ku vendi i tretë u shpërblye me një inxhizim të cover-it në studion Defco Production, vendi i dytë me realizimin e këngës të festivalit në version final në studion Defco Production dhe vendi i parë u shpërblye me një vlerë monetare prej pesëqind eurosh.

Juria profesionale e cila përzgjodhi fituesit përbëhej nga Shqipe Halili-Spahiu redaktore e muzikës në RTK, Farush Azemi këngëtar, Drita Kryeziu profesoreshë e artit muzikor ne Universitetin ”Kadri Zeka” dhe mori vendimin që vendin e dytë dhe të tretë ta ndaj në dy pjesë. Ku ra në përfundim se çmimin për vendin e tretë fiton Agnesa Sejdiu dhe Vjollca Osmani, çmimin e dytë marrin Viola Pira dhe Urata Gashi, kurse në vend të parë si fitues i festivalit muzikal “Teen Fest” dhe i çmimit me vlerë prej pesëqindë eurosh fitoi artisti i ri nga Shqipëria Glejvis Lleshaj, i cili poashtu përmbylli këtë edicion të festivalit me interpretimin e këngës së tij “Beso”.

(Autorja është gazetare praktikante në Gazetën Online kryelajmi.com)

You Might Also Like