Sportet me dorë

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit  Ahmeti”  kampionë komunalë në  volejboll në të dy konkurrencat

Këtë të shtunë, në kuadër të sportit shkollor janë zhvilluar garat  komunale në volejboll për vajza  dhe djem, të  cilat janë luajtur në Palestrën e Kulturës Fizike dhe Sportit në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Pas lojërave shumë të mira dhe tejet interesante,  në të dy konkurrencat kanë dalë fitues djemtë dhe vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Kështu, ekipi i vajzave që është udhëhequr nga profesori Reshat Syla, në gjysmëfinale ka mundur Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi” me rezultat 2:0, derisa finalja është luajtur në tre sete,  ku pas një loje interesante vashat e natyrorit kanë mundur ato të Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini” me rezultat 3:1 në sete.

Edhe në konkurrencën e djemve nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë dalë fitues në garat komunale, duke ngadhënjyer në finale ndaj Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi” me rezultat 3:1 në sete.

Edhe njëherë u vërejt puna e madhe që ka bërë profesori Blerim Shala me këta nxënës, të cilët vitin e kaluar ishin shpallur kampion në nivel të Kosovës, gjë të cilën pritet që t’a bëjnë edhe këtë vit.

Afrim Selimi, kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Sportit Shkollor, ka theksuar se pati shumë lojëra interesante dhe se ekipet fituese do t’a përfaqësojnë Gjilanin në garat regjionale.

Ekipet janë shpërblyer me mirënjohje, medalje dhe fituesit edhe me kupa.

You Might Also Like