Sportet me dorë

Pas dramës në pesë sete edhe KV Drita – meshkujt arriti finalen e Kupës së FVK-së

Ekipi i vajzave më herët kishte siguruar finalen e Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës e disa orë më pas një gjë të tillë e bënë edhe ekipi i meshkujve, që mundën Klubin e Volejbollit Peja me rezultat 3:2 në sete.

KV Drita e nisi mirë ndeshjen, duke e fituar setin e parë e një gjë të tillë e bëri edhe në setin e dytë dhe u duk që shumë lehtë do të arrijë finalen e madhe. Mirëpo, për çudi loja e tyre ra dhe Peja arriti që të marrë setin e tretë e më pas edhe të katërtin për t’a dërguar ndeshjen në setin e pestë, që ishte vendimtar.

Ekipi i Dritës u mobilizua dhe ia doli që të ngadhënjejë setin e pestë, kështu që djelmoshat që drejtohen nga Idriz Berisha ia dolën që të marrin setin e pestë.

Ndeshja finale luhet të dielën me fillim në ora 19, kurse lojtarët e Dritës premtojnë se edhe në finale do të japin maksimumin dhe se do të sjellin trofeun e çmueshëm në Gjilan. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like