Sportet me dorë

Peja mposht Dritën dhe çon gjysmëfinalen e Play-Offit në ndeshjen e tretë

Peja ka mposhtur Dritën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Play-Offit në konkurrencën e meshkujve, duke barazuar rezultatin e përballjeve në 1-1, të dielën mbrëma.
Pejanët triumfuan me rezultat 3-0 (25:20, 25:23, 25:23), duke evituar kështu disfatën dhe duke i mohuar kalimin në finale Dritës, e cila kishte fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Takimi i dytë u karakterizua me garë të fortë dhe luftë për secilën pikë, me nikoqirët që ishin më të motivuar pas disfatës në Gjilan.
Drita pret Pejën në mesjavë në ndeshjen e tretë që do të përcaktojë finalistin tjetër.

You Might Also Like