Futboll

Akis Vavalis: Gjashtë finale për t’u bërë kampion

rita është bërë me trajner të ri dhe greku Akis Vavalis ka marrë drejtimin e klubit.

Vavalis është prezantuar në një konferencë për media në shtëpinë e tij të re, ku do ta vazhdoj karrierën.

Ai në konferencë për shtyp ka thënë se është i lumtur që është te Drita dhe synimi është i qartë, pasi dëshiron t’ia fitoj titullin kampion klubit gjilanas.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu të Drita, jam i emocionuar për një përvojë të re. Të jem këtu është kënaqësi, synimi këtu është të avancojmë, ta fitojë titullin, ky është synimi im kryesor”, tha fillimisht Vavalis.

37-vjeçari thotë se e ka përcjellë kampionatin kosovar dhe se dëshira e tij e vetme është që të shpallet kampion i Kosovës.

“Kam pasur një ide dhe e kam përcjellë kampionatin gradualisht dhe jam i lumtur që jam këtu”.

“Arsyeja kryesore pse jam unë këtu është për shkak se dua të bëhem kampion me Dritën, ne duhet të kemi rezultate, nëse nuk kemi shkojmë në shtëpi, kjo është puna e një trajneri”.

“10 ndeshjet e fundit të Dritës e kam shikuar edhe ndeshjen e fundit. Çdo ditë mundesh me pa gjëra negative dhe pozitive, në këto momente jam i lumtur që do i stërvitë këta futbollistë”, u shpreh Vavalis.

Drita ndodhet në pozitën e dytë aktualisht me një pikë më pak se Ballkani, por Vavalis thotë se qëllimi i është i qartë, ku në fund të jenë në vendin e parë.

“Së pari nuk dua të mendoj për pozitën e dytë  për gjashtë ndeshjet nuk mund të ndryshoj, kam nënshkruar një kontratë që në mendjen time të jap 200 për qind nga vetja dhe stafi për ta bërë Dritën kampion. Kemi raste, nuk është koha e duhur ta komentojmë por ta gjejmë një zgjedhje që ta bëjmë Dritën kampion”.

“Në skenarin më të keq kjo do të na motivojë për të dalë kampion në sezonin tjetër”, u shpreh Vavalis.

You Might Also Like