Sportet me dorë

RC Cola Drita mund liderin dhe ia rrëmben pozitën e parë

RC Cola Drita nga Gjilani ka marrë kreun e tabelës në Ligën e parë të  Kosovës në Basketboll ngase në ndeshjen hapëse të stinorit pranveror, ekipi bardh e kaltër ka shënuar fitore ndaj ekipit AS Prishtina me rezultat 85:71.

Tre çerekët e parë kanë kaluar me një lojë të barabartë, në të cilët rëndom në fillim të çerekut ka dominuar RC Cola Drita, që vazhdimisht shmangej në rezultat, por që disi në fund të çerekut ekipi nga kryeqyteti afrohej në rezultat, shpesh duke dalë edhe në epërsi. Kështu çereku i parë është përmbyllur me rezultat 25:24, kurse edhe të dytin për një nuancë Drita ishte më e mirë dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 50:42.

Në pjesëlojën e dytë, Drita me keq e ka nisur lojën dhe mysafirët në fund të çerekut të tretë ia arritën të afrohen në vetëm 3 pikë 62:59, kurse ekipi vendas ka patur paraqitje shumë më të mirë, sidomos në çerekun e katërt, kur edhe ka bërë dallimin për të mbyllur ndeshjen me rezultat 85:71.

Me këtë fitore Drita tashti ka rrëmbyer vendin e parë, pikërisht nga As Prishtina, ekip ky që i kishte shkaktuar humbjen e parë dhe të vetmen në stinorin vjeshtor me dy pikë dallim.

Te Drita janë dalluar përforcimet amerikani Xzavier Barmore dhe Arian Mehmeti, sikurse edhe lojtarët tjerë si Jakupi e Demi, të cilët kanë shënuar shumicën e pikëve për ekipin vendas.

You Might Also Like