Pas dy largimeve, atë të Redon Ismailit dhe të Egzon Hysenit, më në fund SC Gjilani ka bërë një prurje, duke sjellë në radhët e veta futbollistin e ri, por tejet perspektiv, Fatjon Bunjakun, nga Liria e Prizrenit, shkruan kryelajmi.com
Ardhja e Bunjakut te SC Gjilani është zyrtare dhe tashti ai tashmë po stërvitet me ekipin kuq e bardhë. Fatjon Bunjaku është grumbulluar me Kosovën U-21.
Fatjon Bunjaku, është një futbollist i talentuar që është rritur në KF Trepça, më pas kishte kaluar te Liria dhe tashti së fundi ai është bërë pjesë e SC Gjilan./kryelajmi.com/