Futboll

Gjilani njoftohet me humbjen e parë në këtë kampionat

Gjilani ka pësuar humbjen e parë në këtë kampionat, në udhëtimin e vet në Stadiumin “Liman Gega” në Malishevë, ku është mposhtur nga ekipi vendas.

Pas pjesës së parë rezultati I barabartë 1:1. Të parët në epërsi erdhën vendasit në minutën me golin që ka shënuar Isgandarli në minutën 10 pas asistimit të Xhylanit, derisa pas një periudhe të mirë të lojës Gjilani ia ka dalë që të barazojë me golin që e ka shënuar Oltion Bilalli në minutën 19, pasi më herët ishte shërbyer nga Armend Thaqi.

Deri në fund të pjesës së parë pati raste të mira nga të dy palët, por asnjëra nuk ia doli që të shënojë.

Në minutën 51, Gjilani pati rast të mirë që të vije në epërsi, kur nga e djathta shpërtheu Rrahmani, harkoi në brendi e prej aty gjuajti Tolaj, por portieri me mund e priti topin dhe e dëboi shkurtazi, kurse aty afër ishte Zeka, i cili në portën e zbraztë gjuajti mbi të. Edhe Malisheva pati rast të mirë në minutën 63 nëpërmjet Ibishit, por Qoriq shpëtoi gol të sigurt.

Në minutën 71, Gjilani humbi një top në fazën e sulmit, kurse Malisheva organizoi një kundërsulm të shpejtë dhe topi erdhi në të majtë te Iskandarli, por aty rrëshqiti Namani e portieri  Qoriq kishte lëshuar portën, kurse Iskandarli gjuajti përtokë në këndin e majtë dhe qëlloi rrjetën për rezultatin 2:1. Dy minuta më pas, Malisheva ka shënuar edhe një gol, pas një mbrojtje të ngathtë të Gjilanit, që nuk reagoi mirë e aty afër u gjet Iskandarli, që ka shënuar tregolësh në këtë ndeshje.

Gjilani provoi në minutën 82 me një goditje të Morinës përtokë, por ajo ishte e parrezikshme për portierin mysafir. Rast të mirë pati edhe Tolaj në minutën 87, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë shtyllës së djathtë pingule./kryelajmi.com/.

You Might Also Like