Futboll

Senad Jaroviç i SC Gjilanit, “𝗬𝗹𝗹𝗶 𝗶 𝗝𝗮𝘃ë𝘀” në Superligë

⭐️ Senad Jaroviç “𝗬𝗹𝗹𝗶 𝗶 𝗝𝗮𝘃ë𝘀” ⭐️

Paraqitja fantastike në vikend, e kurorëzuar me dy golësh është vlerësuar me çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin Senad Jarovic.

Gol me kokë dhe gol me këmbë për të shkelur në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës për ta pranuar çmimin, i cili është vlerësuar nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Synaj Keçi, Naim Kodraliu dhe Muhamet Sylejmani.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i SC Gjilanit u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës. “Faleminderit ekipit dhe trajnerëve që kanë shumë merita për këtë përparim që kam bërë. Ju premtoj se do të jap gjithçka nga vetja për të arritur qëllimet e SC. Gjilani, që këtë vit të siguroj mbetjen në ligë pa barazh, ndërsa për vitet e tjera do të kthehemi me ambiciet e mëdha të një klubi si SC. Gjilani. Të gjithë në Kosovë na kanë pritur mirë, jam pozitivisht i befasuar me nivelin e futbollit këtu, me transmetimin televiziv të ligës dhe me sistemin VAR.” tha Senad për faqen zyrtare te FFK-së.

You Might Also Like