Futboll

Me shumë autobusë, Intelektualët do t’ia mësyejnë Prishtinës

Skuadra e Dritës do të luajë të enjten ndeshjen kthyese ndaj Antwerp në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Ndeshja e parë e fazës së dytë të kualifikimeve për Conference League e zhvilluar në Belgjikë përfundoi me rezultatin e barabartë 0:0.

Gjasat e skuadrës së Dritës për të kaluar tutje janë mjaft të mëdha, andaj interesimi nga tifo-grupi “Intelektualët” është jashtëzakonisht i madh.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se “Intelektualët” do të udhëtojnë në Prishtinë me 10 autobusë në mënyrë të organizuar, teksa dhjetëra qytetarë të tjerë nga Gjilani do i bashkohen tifo-grupit në stadium.

Biletat për këtë ndeshje dalin në shitje sot në qytetin e Gjilanit nga ora 12:00.

Kujtojmë se tifo-grupi “Intelektualët” do vendosen në sektorin e veriut në stadium për takimin Drita-Antwerp.

You Might Also Like