Viti

Të gjitha aktet normative që ka nxjerr Kuvendi komunal i Vitisë gjatë mandatit të kaluar kanë qenë në përputhje të plotë me Ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës

Nga: AZIZ ZUKA

Konfirmimi I asamblesitve për të më dhënë edhe për një mandate të ri besimin më obligon që edhe më shumë të angazhohem dhe ti përkushtohem punës në legjislativ të komunës dhe të punojmë edhe më me vullnet që edhe kjo përbërje e re e Kuvendit të komunës të të angazhohët bashkarisht pa dallim ngjjyrimeve politike pra pozitë dhe opozitë në shqyrtimin dhe aprovimin e

aktave normative dhe vendimeve që janë në interes për të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë,kështu u shprehë fillimisht gjatë bisedës për gazetën tone, kryesuesi i organit më të lartë normativ I komunës së Vitisë z.Naim Pira

“Kryelajmi” : Fillimisht urime për zgjedhjen tuaj edhe për një mandat kryesues I kuvendit.

Naim Pira – Faleminderit për urimin, gjithashtu po e shfrytezoj rastin ti faleminderoj të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë , për një kulturë dhe qytetari të treguar në zgjedhjet e fundit lokale.

“Kryelajmi ”: Jeni zgjedhur edhe për një mandatë të dytë si kryesues i Kuvendit të komunës cka do të thotë kjo për Ju ?

Naim Pira:Po është hera e dytë që unë rizgjedhem edhe për një mandat në krye të një institucioni shumë kredibil dhe me përgjegjësi si Kryesues i K K të Vitisë. Për mua është një nder i veqant të udheheq me organin vendimarrës të Komunes së Vitisë.Konsideroj se është një konfirmim i punës së mirë në 4 vitet e kaluara si udheheqes i asambles komunale, deshiroj ti faleminderoj të gjithë antarët e Kuvendit komunal pa dallim partie politike, për besimin e dhën, do të mundohem të jem i përgjeshem për pozicionin që më është besuar, në mynyrë që të jem përfaqesues i të gjithëve pa dallim partie.

“Kryelajmi” : Cka mendoni për këtë përbërje të re të kuvendit ?

Naim Pira : Përberja e kësaj legjislature është e përfaqësuar nga 6 subjekte polike, ku numrin më të madhë të anëtrëve e përbejnë LDK me 11 antarë,pastaj VV ka 6 anëtarë PDK ka 5 anëtarë, AAK ka 3 anëtarë, dhe nga 1 anëtarë vien nga Nisma Social Demokrate dhe AKR-

ja. Ështe një përbërje me diku 55% me anatarë të rinj që për herë të parë bëhen pjesë e ketij organi vendimarres. Duke u bazuar në punën e dy seancave të kaluara konsideroj që kemi të bëjm me një nomenklaturë shumë aktive në trajtimin e temave të ndryshme në interes të qytetarëve të komunes sonë.

“Kryelajmi”: Në seancën e parë të kuvendit komunal u vrejt gjatë procedurës së zgjedhjes së organëve të kuvendit një “përplasje” ndërmjet opozitës dhe pozitës ?

Naim Pira: Konsideroj që nuk ka qenë ” përplasje”, por ka qenë një debat i natyrshem që zhvillohet në asamblenë Komunale, shkembim idesh dhe trajtim i temave nga këndveshtrimet e antareve të subjekteve të ndryshme politike d.m.th mes pozites dhe opozites dhe natyrisht i gjithë ky debat rezultoj me votim dhe zgjedhjen e organeve të reja të Kuvendit gjithmon duke i respektuar udhezimet administrative, Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe aktet e tjera nënligjore të cilat janë në fuqi dhe të aplikueshme.

“Kryelajmi”: A keni numrin e votave për miratimin e vendimeve kur dihet se në asamblen komunale LDK-ja nuk e ka shumicen absolute te këshilltarve.?

Naim Pira : Është e vertetë që LDK nuk e ka shumicen apsolute në Kuvend, mirpo ne së bashku me Kryetarin e Komunes z. Sokol Haliti kemi qenë të kujdeshem që para asambleisteve të sjellim propozim vendime të cilat janë në përputhje me ligjet e aplikushme të cilat janë në fuqi dhe propozime të cilat janë në interes të qytetarëve të Komunes sonë, për këtë arsye asambleistët kanë qenë të përgjegjshëm si në legjslaturën e kaluar, por edhe në dy seancat e kalura këtë vit dhe të gjtha propozim vendimet kanë kaluar me numrin e nevojshem të votave, për cka u jamë mirnjohes dhe faleminderues të gjithë asambleisteve pa dallim ngjyrimeve partiake.

“Kryelajmi” : Si e vlersoni punën e kuvendit komunal ju si kryesues I këtij organi më të lart legjislativ të qeverisjes lokale në mandatin e kaluar 4 vjeqar ?

Naim Pira: Në mandatin e kaluar katërvjeqar konsideroj se ka qenë një përbërje mjaftë kualitative dhe profesionale e cila ka bërë një punë të shkelqyeshme në miratimin e shumë akteve , vendimeve dhe rregulloreve të cilat kanë qenë në interes të qytetarëve të Komunës sonë. Po e shfrytezoj edhe njëherë rastin ti faleminderoj të gjithë anëtarët e Kuvendit të legjislatures së kaluar për punën e bërë, profesinalizmin e treguar në trajtimin e temave të ndryshme dhe kulturen e treguar në debatet e shumta në Kuvend.

“Kryelajmi” : Sa është numri I akteve dhe rregullorëve te miratuar në kuvendin gjatë mandatit të kaluar 4 vjeqar ?

Naim Pira : Në legjislaturen e kaluar kemi miratuar një numer të madhë të akteve, kemi miratuar mbi 140 vendime të ndryshme në interes të qyterarëve të komunes sonë. Janë miratuar mbi 30 rregullore të propozuara nga drejtorit e ndryshme, janë miratuar strategji të ndryshme dhe jane debatuar dhe janë ngritur një sërë qështjesh në interes të qytetarëve të komunës sonë.

“Kryelajmi” : Si janë vlersuar nga organet qendrore kto vendime dhe rregullore dhe a keni patur vrejtje për marrjen e tyre e shkeljeve eventuale të dispozitave ligjrore të këtyre vendimeve dhe a ka patur vrejtje për shkelje ligjore eventuale.?

Naim Pira: Organi kompetent i cili e bënë vlersimin ligjor të akteve të nxjerrura nga ana e Kuvendit, është Zyra ligjore e MAPL-së dhe zyrat tjera ligjore të ministrive të ndryshme . Është e rendësishme të ceket se të gjitha aktet e miratuara në Kuvend kanë qenë në përputhje me ligjet e aplikushme të Republikes së Kosovës, dhe

ndoshta jemi ndër komunat e vetme në nivel vendi, që nuk kemi pasur asnjë shkelje në këtë aspetë thortë se të gjitha vendimet e miratuara në kuvendin komunal kanë qenë në përputhje të plotë me ligjet e aplikueshme, për qka u jamë mirnjohes Kryetarit të komunës dhe gjthë akterve të tjerë që para kuvendit kanë sjell propozime që kanë qenë në përputhje me ligjet e Republikes së Kosoves.

“ Kryelajmi”: A keni hartuar planin e punës së kuvendit të Komunës për këtë vit ?

Naim Pira : Po Kuvendi Komunal ka hartuar planin e punës qysh në fund të mandatit të kaluar për këtë vit.Besoj që gjatë seancave të radhes do ta harmonizojm këtë plan konform nevojes dhe agjendës së kesaj legjislature.

“Kryelajmi”: A janë zgjedhur të gjitha organet përkatësisht komitetet përkatëse obligative dhe fakultative të kuvendit dhe si ka rrjedh procedura e zgjedhjes?

Naim Pira: Kuvendi Komunal i Vitisë ka qenë i kujdeseshëm që me kohë ti zgjedhë edhe organet e tij, siq janë Komitet obligative dhe ato fakultative. Në seancen e parët te Kuvendit eshte zgjedh KPF (Komiteti per Politik dhe Financa), si dhe KK ( Komiteti per Komunitete). Ndersa ne seancen e dyte jan zgjedh edhe Komitetet tjera fakultative. Ka qen nje procedur normale konform udhezimit administrativ per zgjedhjen e Komiteteve dhe kemi nje perfaqesim pothuajse te gjitha entiteteve te perfaqesuara ne Kuvend.

“Kryelajmi” : Si i vlersoni raportet në mes pozites dhe opzitës aktualisht në Kuvendin e Komunës ?

Naim Pira : Konsideroj se raportet mes pozites dhe opozites janë të mira në Kuvendin Komunal të Vitisë,

kesaj klime të mire i kontribojmë të gjithë, është e natyrshme të kemi divergjenca të ndryshme mes pozites dhe opozites për tema të ndryshme por, mendoj se të gjitha këto dallime janë në interes të avansimit të demokracisë lokale dhe nxjerrjes së akteve sa më kualitative në interes të qytetarëve tonë.

“Kryelajmi” : Në seancën e parë të Kuvendit Komunal sic dihet, është miratuar edhe një vendim më shumicë votash i cili ka zgjuar reagime tek qytetarët e Pozharanit. Është fjala për një donacion që ka marrë komuna nga Ministria e kultures dhe sportit dhe FFK-së për ndërtimin e një fushe ndihmëse për futboll prej 250 mijë euro, ju lutem të na sqaroni për qytetarët se si ka rrjedh qështja e propozim vendimit dhe miratimi i këtij vendimi?

Naim Pira- Është e vertet se K K e Vitisë në seancen e para të saj, ka miratuar një vendim i cili ka të bëjë me ndertimin e një fushe ndihmëse të futbollit, si d

ur nga Ministria e Kultures dhe Sportit si dhe FFK-së me participim të Komunës, për të gjitha ato komuna që kanë ekipe që garojnë në Superligen e Kosoves.

Meqense Klubi Futbollistik ” Vllaznia” nga Pozharani bënë gara në këtë ligë, është përfituse e këtij donacioni së bashku me komunën. Neve si asamble komunale propozim vendimi na ka ardhë si pikë e veqant e rendit të dites nga ana e Drejtorise se Kadastrit për ndarjen e parceles për ndertimin e kësaj fushe.Por, meqense afatet e përcaktuara nga ana e Ministrisë dhe FFK-se, ishin shumë të shkurtëra, me miratimin e të gjithë anëtarve të KK e futem si pikë të veqantë të rendit të dites. U debatua dhe kishte propozime qe kjo fushë të ndertohej në Pozharan ose diku afer për shkak të ” Vllaznisë” që bënë gara në këtë raanga të garave në alitën e futbollit të Kosovës, qka që konsideroj që ka qenë reale. Mirpo duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal icili ishte miratuar në vitin 2011 nga ana e KK të Vitisë nuk ishte paraparë të ketë hapsira për fushë ndihmese, ndërsa në fushen aktuale të “Vllaznise” nuk lejohej të investohej ky donacion, sepse Ministria dhe FFK-ja, kishin kerkuar dokumentacion që janë në perputhje me Planin

Zhvillimor Komunal, dhe në pamundësi me ndryshu këtë plan, ishim të detyruar ta bartim në ato hapsira ku ishin të dedikura për ndertimin e fushave në bazë të këtyre Planeve. Duke marre parasysh se sportdashësit Pozharanas të lidhur emocionalisht me klubin e zemres “Vllazninë” dhe duke qenë krenar me rezultatet kulminante të klubit të tyre, në pamundësi ti zhvilloj garat në fushen aktuale të tyre, unë e kuptoj frustrimin dhe reagimin e tyre.

Organet Komunale të Vitisë në krye me Kryetarin z. Sokol Haliti kanë kryer të gjitha procedurat tenderuese, dhe unë po besoj dhe shpresoj shumë që me permirsimin e kohes do të filloj ndertimi dhe rivitalizimi i stadiumit aktual “Ibrahim Kurteshi”në Pozharan. Këtë e meriton Klubi më i vjeter me tradit 45 vjeqare në komunen e Vitisë ” Vllaznia” e Pozharanit, këtë e meritojnë sportdashësit dhe tifozet e shumtë të klubit. Për fund shfrytzoj rastin tëv përshendes dhe tiu uroj punë të mbarë të gjithë anëtarëve të asamblesë komunale të komunës me të cilët do të punojmë gjatë këtijmandati 4 vjeqar si dhe tiu uroj shendet.Por edhe tiu faleminderoj juve që pata rastin që në këtë mynyrë t iu drejtohem

qytetarëve të komunës sonë.Gjithashtu shfrytzoj rastin që edhe juve tiu përshendes si gazetë dhe iu uroj punë të mbarë dhe suksese në punën që po bëni si media .

You Might Also Like