Futboll

Thaqi: Të vazhdojmë ritmin e fitoreve në rrugën drejt titullit

Sot u majt konferenca e radhës në prag të ndeshjes së 28-të kampionale, ku klubi jonë DRITA e pret në shtëpi KF Trepçën 89.
Për këtë ndeshje kryetrajnri ynë, Arsim Thaqi tha se duhet dhënë maksimumin që të vazhdohet ritmi i fitoreve.
“Jemi përgatitur një javë për këtë ndeshje dhe pas fitores në ndeshjen e kaluar gjërat ishin më të lehta. Shpresoj që kemi me dhënë maksimumin që të vazhdojmë ritmin e fitoreve dhe në ktë drejtim të shkojmë drejt fundit të objektivit. Kjo është ndeshje e kthimit dhe tashmë edhe lojtarët janë të vetëdijshëm që me këto ekipet që na kanë shkaktu humbje morali i ekipit të jetë më i madh”, ka thënë fillimisht trajneri.
Optimist dhe kërkues u shpreh edhe futbollisti ynë, Ilir Blakçori.
“Ndeshja me Trepçën 89′ do të jetë mjaft e vështirë është kundërshtar i papërshtatshëm. Ne e kemi përgatitur ndeshjen, kemi analizuar gjatë javës dhe shpresoj që nesër të na shkoj gjithçka mirë e ta fitojmë këtë sfidë”, tha Blakçori.
Sa i përket fondit të lojtarëve dhe mungesat që mund të paraqiten, trajneri Arsim Thaqi tha se DRITA ka në përbërje lojtarë të dalluar që dita ditës po e dëshmojnë veten.
“Ka lojtarë që presin momentin e tyre, duke e ditur që këtë sezon ka pasur shumë mungesa tani shpresoj që edhe me lojtarët që do të aktivizohen të japin maksimumin dhe pastaj të ndihmojnë skuadrën të shënoj fitore dhe të vazhdojmë drejt titullit” ka thënë Thaqi.
“Konkurrenca të bënë më të fortë, të fokusuar në ndeshje dhe kërkues, prandaj duhet të marrim anët pozitive dhe ta shfrytëzojmë për të mirë deri në fund”, theksoi Iliri.
Sa i përket rrjedhës së kamponatit Thaqi tha:
“Mendoj se potenciali i Dritës e ka majt në këtë nivel dhe në këtë pozitë. DRITA e ka nivelin me vazhdu në këtë ritëm, shpresoj të kemi edhe fatin me vete dhe gjanat me shku mirë të mos kemi naj lëndim apo suspendim dhe kështu si po e shohem në ndeshjet e fundit kemi një garancë që Drita është t’u shku drejt objektivit”.
Për fat sportiv dhe vazhdueshmëri të rezultateve uroj dhe shpresoj edhe futbollisti Blakçori, “ne kemi hyrë që nga fillimi me synim titullin, shpresoj të na shkojë mirë deri në fund, të mos kemi lëndime shpresoj që jemi në rrugën e duhur dhe ta mbyllim me titullin kampion”, ka përfunduar Blakcori.
Për ndeshjen e nesërme do të mungojnë Muharrem Jashari dhe Almir Ajzeraj, kurse do të kthehen Hamdi Namani dhe Almir Kryeziu.

You Might Also Like