Futboll

Ramadani: Fitore që rrit oreksin për të ndjekur edhe titullin

Pas fitores 2:1 ndaj Ballkanit, kryetrajneri i Dritës Zekirija Ramadani, ka theksuar:

“Jam i lumtur edhe për rezultatin e edhe për qasjen ndaj lojës, ngase ky ishte rivali i ynë direkt në fushë dhe të pësosh gol kjo ndikon shumë në aspektin psikologjik, por sot kjo nuk ndikoi tek ne ngase ne u rikthyem edhe atë në pjesën e parë dhe dëshmuam se kemi karakter. Futbollistët u angazhuan në një derbi të vërtetë e në pjesën e dytë menaxhuam rezultatin, i menaxhuam edhe minutat dhe nuk lejuam që kundërshtari të na rrezikojë, pos nga pozitat standarde. Jam i lumtur me ketë fitore, ngase rriten orekset edhe për ekipet tjera dhe me më shumë gëzim do të shkojmë në pushimin dimëror”, ka theksuar Zekirja Ramadani, kryetrajner i Dritës./kryelajmi.com/.

You Might Also Like