Futboll

Mbyllet pjesa e parë, çasje krejt ndryshe e Dritës

Në ndeshjen e parë në krye të FC Drita, Zekirija Ramadani që në nismë të ndeshjes me Feroniklin ’74 ka paralajmëruar lojë ofensive dhe q në minutën e parë një gjuajtje e sulmuesve të Dritës për pak shkoi jashtë portës. Drita pati rast shumë të mirë edhe në minutën e pestë, kur Almir Ajuzeraj harkoi nga e djathta, kurse me kokë më s larti u shkëput Thaçi, i cili gjuajti e topi shkoi mbi portë. Në minutën 23, Jashari shpërtheu nga e djathta, harkoi në brendi, por Ajzeraj nuk e qëlloi topin si duhet, andaj edhe ky rast i mirë shkoi në pa kthim.

Drita që po dominonte në mbajtjen e topit, ka vazhduar me sulme të pareshtura. Drita shënoi në minutën 30 me Blerim Krasniqin, që nga afërsia e futi topin në rrjetë, por gjyqtari anësor ngriti flamurin lart me arsyetim se Muharrem Jashari ishte në pozitë jashtë loje. Sistemi Var e vërtetoi se goli ishte i rregullt dhe Drita erdhi në epërsi 1:0.

Pak çaste më pas pas një shpërthimi të shpejtë të Selmanit nga e djathta, Blend Baftiu nuk e pati të vështirë që nga afërsia të fus topin në rrjetë për 2:0. Drita shënoi edhe për herë të tretë nëpërmjet Selmanit, por kësaj radhe ai ishte në pozitë jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:0./kryelajmi.com/.

You Might Also Like