Gjilan

Xhelal Vokshi, aktivist i kamotshëm politik, iu bashkua AAK-së

Xhelal Vokshi, aktivist i kamotshëm politik në komunën e Gjilanit, nga sot i është bashkuar degës së AAK-së në Gjilan. Aderimin e tij, në partinë që drejtohet nga Ramush Haradinaj e ka bërë të ditur i pari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, i cili ka theksuar:

“Aleanca është shndërruar në adresë të secilit qytetarë të Gjilanit. Po na bashkohen kuadro nga më të ndryshmet, aktivistë të devotshëm dhe familje të mëdha.

Aleancës në Gjilan prej sot i bashkohet edhe Xhelal Vokshi, një qytetar i respektuar gjilanas e një aktivist i kamotshëm politik.

Dera e Aleancës mbetet e hapur për secilin qytetar, secilën të re e të ri që duan të kontribuojnë për Gjilanin dhe për Kosovën, sepse kjo është adresa e duhur dhe ky është projekti që nuk mund të sfidohet nga të tjerët. Kemi dëshmuar se jemi shumë më ndryshe, se fjalën e dhënë e mbajmë, se për ne interesi qytetarë është mbi gjithçka.

You Might Also Like