Gjilan

Nazim Gagica: I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e mjekut të njohur gjilanas, Dr.Shaban Rexhepi

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e mjekut të njohur gjilanas, Dr.Shaban Rexhepi.

Jeta dhe qëllimet e mira të përbashkëta na bashkuan rrugët dhe kjo lirisht mund të them është pasuri për mua dhe për secilin që ka fatin ta ketë pasur afër një njeri me aq shumë vlera si Dr.Shabani.

Ndarja e tij nga jeta nënkupton një familjar më pak për familjen, një qytetar më pak për Gjilanin, një mik më pak për neve dhe një profesionist shëndetësor më pak për shëndetësinë. Ai kudo ka lënë boshllëk dhe kjo ka me u vërejtur gjatë.

Ngushëllime familjes Rexhepi, kolegëve të profesionit dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit!

U prehsh në paqe, Doktor!

You Might Also Like