Arti pamor

Xhevdet Dulaj, fitues i Çmimit Blerës të Galerisë

Njëri ndër aktivitetet e para të “Flaka e Janarit 2023” ka qenë ekspozita kolektive e arteve pamore “Peneli i Flakës”, i hapur solemnisht në Galerinë e Arteve në Gjilan, por me të veçantën e saj, pasi një pjesë e punimeve është ekspozuar edhe në Muzeun e Qytetit të Gjilanit.

Në këtë ekspozitë janë prezantuar punime të përzgjedhura të mbi 60 artistëve të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria e Lugina, me punime si në pikturë, skulpturë, grafikë, instalacione, e teknika të tjera të kombinuara, ndërsa çmimet e parapara si: Çmim blerës i galerisë dhe dy çmimet tjera të barabarta janë bërë të ditura në manifestimin përmbyllës të “Flakës së Janarit”, më 31 janar, deri kur ka qenë e hapur edhe ekspozita.

Juria vlerësuese për  “Penelin e Flakës”, ka vendosur që Çmimi blerës  i Galerisë t’i jepet   Xhevdet Dulajt për pikturën e tij “Kreshniku i Maleve”. Për “Penelin e Flakës 2023”, çmime morën edhe Merita Myderrizi – Maloku – “Peizazh” dhe Lirika Kastrati – “Njollë mbi njollë”.

Çmimin blerës të galerisë piktorit Xhevdet Dulaj ia ka ndarë Izmi Zeka, pjesëtarë i familjes së heroit Kaadri Zeka. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like