Libri

“Rapsodi për tri dhembje” e Ramë Oracës, poezia më e mirë e Orës së Madhe Letrare

Juria e Orës Letrare në përbërje: Sadete Tërnava Osmani, Emin Azemi dhe Arsim Halili, pas leximit të poezive, përzgjodhi tri poezi të cilat u nominuan për Çmimin “Pena e Flakës”.

“Rapsodi për tri dhembje” – Ramë Oraca, “Zëri yt”  – Etleva Tafa dhe “Pranë varrit të heroit” – Klinton Nesturi ishin në konkurrencë të ngushtë për të marrë çmimin e parë të Orës së Madhe Letrare, kurse në Gala Mbrëmjen e mbajtur në përfundim të “Flakës së Janarit 2023” doli që fituese e çmimit të parë është poezia “Rapsodi për tri dhembje” e Ramë Oracës.

Pos aktivitetit të Orës Letrare, një Juri tjetër letrare në përbërje: Anton Nikë Berisha, Albinë Idrizi dhe Xhevat Latifi, shpalli rezultatet e konkursit anonim letrar për poezi e për tregim të shkurtër, e ku sipas organizatorit, në garë ishin 79 poezi si dhe 47 tregime. Çmimet janë këto:

Në poezi:

Vendi i parë: Për ty, shifra: Safo

Vendi i dytë: Na t’atëhershmit, shifra: 0803

Vendi i tretë: Nëse më kishe dashtë, shifra: Unë Hamleti

Në prozë:

Vendi i parë: nuk është dhënë

Vendi i dytë: Zbardhëllimë – shifra: Udhërrëfyesi

Vendi i tretë: Bineqtë  – shifra: L’keni i Hasit

Emrat e fituesve në konkursin anonim do të bëhen të ditur pasi që të deshifrohen me sjelljen e kopjes së tretë.

Çmimin për poezinë më të mirë të lexuar në Orën e Madhe Letrare poetit Ramë Oraca ia ndau Fitore Mala, e bija e heroit Rexhep Mala./kryelajmi.com/.

You Might Also Like